(VIDEO) Prokurorja Ristovska: Për korrupsionin ka vetëm fjalë, por jo edhe rezultate

(VIDEO) Prokurorja Ristovska: Për korrupsionin ka vetëm fjalë, por jo edhe rezultate

Në vendin tonë flitet shumë për korrupsionin, megjithatë nuk ka rezultate pozitive në luftimin e kësaj dukurie, tha prokuroria për marrëdhënie me Eurodrejtësinë, Lençe Ristoska para fillimit të punëtorisë së sotme të projektit “Ditari im antikorrupsion”, cili ka në fokus pajisjen e të rinjve me njohur por edhe me aftësi për ballafaqim me korrupsionin. Ristoska tha se, në këtë projekt janë zgjedhur të rinjtë dhe liderët e rinj, pasi besojnë se, me promovimin e një udhëheqësie etike dhe një standardi të ri të qeverisjes, do të mundesi si shoqëri të përballemi me sfidat e korrupsionit.

Lençe Ristoska, prokurore

I zgjodhëm të rinjtë dhe liderë politikë të rinj, sepse besojmë se duke promovuar një udhëheqësi etike të një standardi të ri në qeverisje, do të jemi realisht në gjendje të përballemi me sfidat e korrupsionit. Përshtypja jonë është se deri tani flitet shumë për korrupsionin, por rezultatet mungojnë dhe për këtë arsye besojmë se duke adresuar këtë problem pikërisht tek të rinjtë dhe duke forcuar kapacitetet e tyre për njohjen dhe ndërtimin e rezistencës ndaj korrupsionit, ne do të mund të kemi rezultate vërtet domethënëse si shoqëri në luftën kundër korrupsionit”.

Ndërkaq, drejtoresha e Zyrës për Luftë Ndërkombëtare Kundër Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjeve na ambasadën e ShBA-së në Shkup, Virginia Eliot tha se, lufta kundër korrupsionit është një ndër prioritetet e larta të Qeverisë së SHBA-së.

Virginia Eliot, Ambasada e SHBA-së

Ditari im i antikorrupsionit është projekt i cili duhet t’u mundësojë të rinjve që t’i njohin dhe t’i rezistojnë korrupsionit në jetën e tyre të përdithshme dhe të mendojnë se si ndikon ajo tek ata dhe njerëzit rreth tyre, shpresoj se, përmes këtij projekti do t’i shohim njerëzit e rinj më shumë të angazhuar në proceset e kërkimit të transparencës dhe llogaridhënies nga Qeveria në jetën e tyre të përditshme në shoqëri”.

Projekti “Ditari im i antikorrupsionit”, që mbështetet nga ambasada e SHBA-së, i cili mes tjerash, përfshin mbajtjen e një ditare online për antikorrupsion me të cilin pjesëmarrësit do t’i shënojnë aktivitetet antikorruptuese që u ndodhin në jetën e përdisthshme, pavarësisht nëse i përjetojnë personalisht apo kanë qenë dëshmitarë të këtyre veprimtarive.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING