(VIDEO) Nulifer Sali hapi ekspozitë të artit “Ebru”
Në një botë gjithnjë e më të mbushur me teknologji dhe digjitalizim, artet tradicionale vazhdojnë të mbajnë një vend të veçantë. Këtë më së miri e dëshmon artistja, Nulifere Sali, e cila të hënën në mbrëmje ka hapur një ekspozitë unike e cila paraqet 22 vepra të saja të artit Ebru. Ekspozita u hap në Shtëpinë e Kulturës “Koco Racin”, ku familjarët dhe mysafirët panë këtë formë të veçantë të artit e njohur si “art i ujit”.
Nulifer Sali gjatë mbrëmjes shfrytëzoj rastin që të falënderoj të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë gjithë rrugëtimit të saj deri më sot.
Nulifer Sali, artiste e artit Ebru
“Nuk kam shumë fjalë kur ju shohë të gjithëve këtu, që një ndër qëllimet e mia ishte që të ju shoh bashkë këtu që të shoqërohemi bashkarisht por një përshëndetje të veçant kam ndaj kolegeve të MEPSO-s që janë prezent këtu, të avokaturës së shtetit, shoqatave joqeveritare si Vizioni, Parimi dhe gjithë shoqërinë time dhe kolege që çdo herë kanë qenë përkrahëse në rrugën time”.
Duke mbështetur artisten, drejtori i Shtëpisë së Kulturës “Koço Racin”, Safet Kamberi, përgëzoi Nulifer Salin për bashkëpunimet që kanë pasur më herët dhe ekspozitën e saj personale gjithashtu.
Safet Kamberi, drejtor i Shtëpisë së Kulturës Koco Racin
“Bashkëpunimi ynë si institucion me Nuliferin ka qenë i vazhdueshëm viteve të kaluara, kjo ka marrë pjesë në disa aktivitete që i kemi organziuar ne dhe ka qenë pjesë e ekspozitave grupore por ja tash për herë të parë po prezentohet edhe me ekspozitë personale me këtë teknikë ‘Ebru’ që është pak më e rrallë”.
Per ekspoziten foli edhe Violeta Kaliq, historiane e artit vizuel, në Shtëpinë e Kulturës “Koço Racin”.
Violeta Kaliq, historiane e artit vizuel
“Nulifer Sali nëpërmjet 22 veprave dhe videoprezantimit e afirmon teknikën Ebru, e cila është pjesë e traditës turke, specifike në artet e implementuara. Këto arte kanë lënë gjurmë gjatë shekujve edhe në tekstil edhe në zeje”.
Programi i ekspozitës vazhdoi me një videoprezentim që tregonte punën e Nulifer Sali me të rinjtë në këtë art. Më pas të pranishmit patën mundësinë të shikojnë veprat e saj të pasuruara me ngjyrë dhe forma e cila krijohet duke përdorur ngjyra të lëngshme mbi një sipërfaqe uji dhe është e njohur për efekte vizuale të papërsëritshme.
Merxhane Iseni /SHENJA/