Xherdan Shaqiri, më i miri i javës në Zvicër

Xherdan Shaqiri, më i miri i javës në Zvicër

Sulmuesi shqiptar, Xherdan Shaqiri, është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së 15-të në Superligën e Zvicrës në futboll. Kështu ka njoftuar të martën klubi i Baselit.

Ish-futbollisti i Liverpoolit, Shaqiri shkëlqeu të dielën duke realizuar “hat-trick” në fitoren e Baselit 3:1 ndaj Servettes.

Ndaj Servettes, Shaqiri shënoi “hat-trickun” e parë në ndeshjen e 488-të në karrierën profesionale. Por në 125 ndeshje ndërkombëtare nga tre gola i shënoi dy herë – ndaj Bullgarisë në vitin 2011 dhe ndaj Hondurasit në vitin 2014.

33-vjeçari Shaqiri po kalon superformë këtë edicion.

Në 12 ndeshje të luajtura ka realizuar gjashtë gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime.

Shaqiri te Baseli u transferua në afatin kalimtar të verës si futbollist i lirë nga Chicago Fire.

MARKETING