Liverpooli fiton me mund të madh ndaj Southamptonit, e rrit diferencën me Cityn
Humbjen e Manchester Cityt, Liverpooli ka arritur ta shfrytëzojë në maksimum.
“Reds” shënuan fitore 2:3 në udhëtim ndaj Southampton në kuadër të javës së 12-të në Premierligë.
Megjithatë, nuk ishte aspak e lehtë për skuadrën e drejtuar nga Arne Slot, që e panë veten në disavantazh.
Fillimisht, Szoboszlai kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 30-të, para se Armstrong të barazonte tre minuta para fundit të pjesës së parë.
Vendasit e nisën fuqishëm pjesën e dytë, duke kaluar në epërsi në minutën e 56-të, shkruan Gazeta Express.
Por, Mohamed Salah barazoi shifrat me një gol interesant, nëntë minuta më pas.
E në minutën e 83-të, mbreti egjiptian u tregua i saktë edhe nga penalltia për t’i dhënë tri pikë skuadrës së tij.
Me këtë fitore, tani Liverpooli ngjitet në kuotën e 31 pikëve në vendin e parë, tetë më shumë se Manchester City që është në vendin e dytë.
Në anën tjetër, Southampton mbetet i fundit me katër pikë të grumbulluara.