Shkupi – Sileksi, nesër në Çair do të jetë edhe pronari i ri i ”bardhebluve”

Shkupi – Sileksi, nesër në Çair do të jetë edhe pronari i ri i ”bardhebluve”

Të dielën në stadiumin e Çairit, FC Shkupi do të mirëpret Sileksin. Kjo ndeshje i takon javës së 15-të në elitën e futbollit vendor, ndërsa në prag të këtij takimi, drejtuesit “bardheblu” vijnë me një njoftim shumë të rëndësishëm për tifozët.

Të njëjtit kanë marrë vendim që ndeshja e nesërme kundër Sileksit, por edhe ajo e javës së 17-të kundër Struga Trim Lum, në stadiumin e Çairit të zhvillohet me dyer të hapura.

Kjo vlen vetëm për tribunën e vjetër, ndërsa në tribunën e re, të vendosur do të jenë një pjesë e mysafirëve, bashkë edhe me pronarin e ri të Shkupit, i cili do të ndjek këtë ndeshje.

Ndeshja FC Shkupi-Sileksi do të startojë në ora 13:00.

E diela do të jetë gjithashtu një festë e madhe për grupin e tifozëve “Shvercerat”, që festojnë 35 vjetorin e themelimit.

MARKETING