(VIDEO) Fronti Europian: Vlen po shfaq dyfytyrësinë nga dëshira për të qëndruar në pushtet
Deputetja Arbana Pasholli, deklaroi ka hipokrizi në qëndrimet e përfaqësuesve të VLEN-it, duke marrë parasysh të kaluarën dhe të sotmen. Ajo tha se arsyet e kësaj dyfytyrësie janë evidente, duke theksuar dëshirën e madhe për të qenë në qeveri. Ajo shtoi se edhe pse arsyet çdo ditë e më tepër janë të dukshme pasojat që ato sjellin janë katastrofale dhe afatgjata.
ARBANA PASHOLLI, BDI
“Po i rikujtojmë pjesëmarrësit në qeverin palegjitimitet, se jo më larg se para 6 muajve deklaronin me sa vijon, dhe po i marim me radhë: lëvizja BESA atë kohë ka akuzuar qeverinë e Maqedonisë së Veriut se është pjesëmarrëse në projektin Ballkani i Hapur, i cili sipas BESës është një projekt Sërbo-Rus. Arben Taravari, deklaroi se nëse fiton menjëherë do të kërkoj daljen e këtij vendi nga iniciativa e Ballkanit të Hapur, por ja që nuk fitoi madje humbi, ndoshta kjo është pikërisht shkaku që nuk ariti të realizonte këtë premtim elektoral për dalje nga Ballkani i Hapur”.
Tutje deputetja Pasholli thekson se zëvendëskryeministri dhe ministri i ambientit ,ku siç theksoi ajo, më të ndotur jo vetëm në rajon, Izet Mexhiti, si një nga arsyet kryesore për ndarje nga partia e cila i mundësoi çdo gjë në karierën e tij, na paska qënë pikërisht Ballkani Hapur. Ajo theksoi për Izet Mexhitin se sot ai nuk ndahet e as largohet nga VMRO dhe ZNAM edhe pse ata janë të qëndrimit se Ballkani i hapur është platformë e cila bën lidhjen e rajonit tonë me botën. Pasholli ka pyetur publikisht se sa qëndrime të pushtetarëve aktualë nuk do të mbahen.
ARBANA PASHOLLI, BDI
“Ju porosisim publikisht se mund të na demantoni për këtë dhe vetëm nëse në afat dhe në fakt le të jenë afatet që vet i keni deklaruar, propozoni ligj për gjuhën shqipe, pasi sipas jush tani për dallim prej 2018 gjuha shqipe nuk na qenka zyrtare, ligj për mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit dhe ligjin për përfaqësim të drejtë të shqipëtarëve”.
E pyetur për akuzimin e VLEN-it për rikthimin e Gruevskit ajo thotë se të gjithë përfaqësuesit e VLEN-it konkretisht liderët e tyre çfarë thonë në mëngjes nuk thonë pasdite, dhe të gjitha këto sipas saj janë qëndrime për të zhvendosur vëmendjen nga paaftësia e tyre për të qeverisur dhe se nuk qëndrojnë aspak.
Anida Murati /SHENJA/