(VIDEO) Tre vjet nga tragj’edia e autobusit në Bullgari

(VIDEO) Tre vjet nga tragj’edia e autobusit në Bullgari

23 nëntori i vitit 2021 ishte fatal për udhëtarët nga Maqedonia e Veriut që po ktheheshin nga një vizitë turistike në Turqi. Autobusi i kompanisë “Besa Trans”, u përplas në rrethojën e autostradës Struma, në afërsi të fshatit bullgar Bosnek. Në mesin e 45 të vdekurve ishin 12 fëmijë, ndërsa shtatë mbijetuan.

Pas kësaj ka pasur seanca të gjata gjyqësore në përpjekje për të vënë drejtësi për personat përgjegjës për tragjedinë.

Ndërkohë, më 7 mars 2024, Gjykata Penale e dënoi me njëzet muaj burg pronarin e Besa Tras, Bekim Haxhiu dhe 800.000 denarë dëmshpërblim për kompaninë “Besa Trans”, për falsifikim të licencës së udhëtimit. Sipas Prokurorisë, autobusi ka dalë nga territori i Maqedonisë së Veriut me certifikatë licence të falsifikuar dhe për këtë është përgjegjës kompania si subjekt juridik dhe pronari i saj Bekim Haxhiu. Kurse në sqarimin e aktgjykimit, gjykatësi Ivica Stefanovski deklaroi se Haxhiu nga janari deri në nëntor të vitit 2021, 20 herë radhazi ka kaluar kufirin duke përdorur dokument të rrejshëm – Certifikatë nga licenca për kryerjen e transportit ndërkombëtar në komunikacionin ndërkombëtar. /SHENJA/

MARKETING