Liga e Dytë – Arsimi mposht Borecin, Bashkimi fiton Kozhufin
Mesditën e sotme janë zhvilluar ndeshje e xhiros së 13-të në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Makedonija Gjorçe Petrovi nuk e lëshon kreun e renditjes, teksa ka deklasuar Negotinën me rezultatin e thellë 5:0.
Fitore ka marrë edhe Arsimi i Çegranit, duke mundur Borecin golin e Albin Ramadanit.
Me rezultat të njejtë Bashkimi i Kumanovës ka shënuar fitore kundër Kozhufit.
Në ndeshjet tjera Bregallnica triumfoi ndaj Bellasicës me shifrat 1:0, Detonit Pllaçkovica fitoi 3:1 Ohrin, ndërsa Skopje mundi 2:0 Pobedën. /SHENJA/