Osmani: Këto katër muajt e fundit kemi përpjekje për ta çmontuar Marrëveshjen e Ohrit
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, gjatë debatit me temë ”Shqipja gjuhë zyrtare – shtyllë e Marrëveshjes së Ohrit“, deklaroi se gjuha shqipe është vija e kuqe që e përcakton popullin shqiptar a është shtetformues në këtë shtet apo jo.
Osmani tha se kjo varet nga ajo nëse gjuha shqipe është gjuhë zyrtare,
“Tre këto çështje po sfidohen në katër muajt e fundit. Këtë përpjekje e kam quajtur mision për ta çmontuar Marrëveshjen e Ohrit. Kujt i shërben çmontimi i Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshjes më të suksesshme në rajon që ka krijuar harmoni dhe kohezion ndëretnike funksionale dhe çfarë pas Marrëveshjes së Ohrit”, tha Osmani, raporton SHENJA.