Inc’ident në Kuvendin e Maqedonisë
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot ka ndodhur një incident në mes deputetëve.
Incidenti ka ndodhur në mes kryetarit të “Levicws” Dimitar Apasiev dhe deputetëve të VMRO-DPMNE-së.
Sigurimi dhe disa deputetë kanë penguar një konfrontim fizik të liderit të së majtës, Dimitar Apasiev dhe deputetëve të VMRO-së në seancën e Kuvendit për pyetje deputetësh të opozitës.
“Mos më ndërhyni në familjen time, e shihni që më shahet motra”, ka bërtitur Apasiev deputetëve duke i sharë.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, për të mos eskaluar incidentin verbal në fizik, ka thirrur sigurimin që të ndërhyjë dhe të japë 10 minuta pushim.