Për herë të parë, Ukraina sulmon Rusinë me raketat britanike ‘Storm Shadow’

Për herë të parë, Ukraina sulmon Rusinë me raketat britanike ‘Storm Shadow’

Ukraina ka lëshuar për herë të parë raketa Storm Shadow britanike me rreze të gjatë veprimi në territorin rus.

Kjo ka ndodhur pas disa muajsh kërkesash nga Britania e Madhe për të marrë miratimin e SHBA-ve për përdorimin e këtyre raketave për sulme në territorin rus, transmeton klankosova.tv.

Një zëdhënës i kryeministrit Keir Starmer, theksoi se zyra e tij nuk do të komentonte për çështje operative.

Zhvillimin e raportoi fillimisht bloomberg, duke cituar një zyrtar perëndimor të paemëruar.

MARKETING