I dërguari i SHBA-së në Liban: Ka një shans serioz për armë’pushim
Këshilltari i lartë i presidentit të SHBA-së Joe Biden, Amos Hochstein tha se “ka një shans serioz për armëpushim” në Liban, ku ai erdhi si pjesë e përpjekjeve për armëpushim midis Izraelit dhe Hezbollahut, transmeton Anadolu.
Hochstein, i cili u takua me kryetarin e Parlamentit libanez Nebih Berri në rezidencën e kryetarit të parlamentit në kryeqytetin Bejrut, bëri një deklaratë për mediat pas takimit.
“Ne kemi një mundësi reale për t’i dhënë fund konfliktit. Shpresojmë të arrijmë një zgjidhje në ditët në vijim”, tha Hochstein.
Duke deklaruar se takimi i tij me Berrin ishte konstruktiv, Hochstein tha: “Ka një shans serioz për armëpushim”.
Ai theksoi se vendimi për t’i dhënë fund armiqësive midis Izraelit dhe Hezbollahut është në duart e palëve.
Hochstein nuk dha deklarat për mediat ndërsa u largua nga rezidenca e kryeparlamentarit për t’u takuar me kryeministrin libanez, Najib Mikati.