Kurti: Nuk është e vërtet se shqipja ka qenë gjuhë zyrtare në RMV e tash po rrezikohet

Kurti: Nuk është e vërtet se shqipja ka qenë gjuhë zyrtare në RMV e tash po rrezikohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke folur për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, deklaroi se Gjykata Kushtetuese, tre dispozitat për përdorimin e ligjit të gjuhëve i ka dërguar tek Komisioni i Venecias.
“Këto tre dispozita paradoksalisht nuk janë vuar në jetë, nuk janë zbatuar në të kaluarën. Tani, i përket gjykatës Kushtetuese në RmV që ta vlerësojë. Por duhet ta sqarojmë një gjë: nuk ka në Maqedoni të Veriut Ligj për përdorimin e gjuhës shqipe dhe nuk ka patur as në të kaluarën. Ekziston ligji për përdorimin e gjuhëve që e përmend shifrën 20%. Po ai nuk është ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, por përdorimin e gjuhëve”, tha Albin Kurti, raporton SHENJA.
Kurti tha se beson që të gjithë duhet të presin për një vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese i cili nuk bën as përjashtime as diskriminim dhe i cili e respekton shumë gjuhësinë që ekziston në Maqedoni të Veriut.
“Në Maqedoni të Veriut nuk mund të thuhet se ka qenë shqipja gjuhë zyrtare e tash po u rrezikoka sepse kjo nuk është e vërtet”, tha Kurti. /SHENJA/

MARKETING