Qyteti i Shkupit: Edhe përkundër presioneve, transporti publik do të funksionojë me kapacitet të plotë

Qyteti i Shkupit: Edhe përkundër presioneve, transporti publik do të funksionojë me kapacitet të plotë

Qyteti i Shkupit mbrëmë vonë, përmes një komunikate për media ka njoftuar se banorët e Shkupit nga sot do të kenë transport të rregullt me ​​autobus dhe se autobusët e NTP “Shkupi” do të funksionojnë me kapacitet të plotë.

Në njoftimin e qytetit të Shkupit thuhet se “përkundër të gjitha presioneve, qytetarët sot do të ketë transport të rregullt publik”.

Mirëpo, në njoftim nuk është specifikuar se për çfarë lloj presionesh bëhet fjalë dhe as nga vijnë ato.
Njoftimi i tillë vjen në kohën kur Shkupi po përballet me probleme serioze në transportin publik dhe udhëtarët shpesh janë të indinjuar nga vonesat dhe prishjet e autobusëve.

Problemet në transportin publik vijnë si pasojë e gjendjes së keqe të autobusëve të NTP “Shkup”, të cilët janë të vjetëruar dhe janë të pamjaftueshëm për të përmbushur nevojat e qytetit.

Një nga arsyet e kësaj situate është edhe bllokimi i blerjes së autobusëve të rinj, i cili është rezultat i një konflikti politik mes kryetares Danela Arsovska dhe grupit të shumicës së këshilltarëve në këshillin e qytetit, të udhëhequr nga VMRO-DPMNE.

MARKETING