“Ukraina sul’mon me 59 dronë territorin rus, përfshirë rajonin e Moskës”
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se Ukraina kreu sulm me 59 mjete ajrore pa pilot (UAV) në territorin rus, përfshirë kryeqytetin Moskën, gjatë natës, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e Ministrisë ruse thuhet se Ukraina sulmoi territorin rus me dronë gjatë gjithë natës.
Në deklaratë thuhet se 59 dronë janë rrëzuar nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore, ku 2 prej tyre janë rrëzuar në Moskë, 45 në Bryansk, 6 në Kursk, 3 në Belgorod dhe 3 në Tula.