Tra’gjedi në Indi, dhjetë të porsalindur vde’sin nga zja’rri në spital

Tra’gjedi në Indi, dhjetë të porsalindur vde’sin nga zja’rri në spital

Të paktën 10 foshnja kanë vdekur pasi një zjarr shpërtheu në një njësi të kujdesit intensiv neonatal në Jhansi, India veriore, tha sot një zyrtar i qeverisë.

Zjarri shpërtheu rreth orës 22:30 (me orën lokale) në Spitalin Universitar Maharani Laxmibai në shtetin Uttar Pradesh.

“Dhjetë fëmijë vdiqën fatkeqësisht,” u tha zyrtari gazetarëve.

“Shtatë nga trupat janë identifikuar” dhe tre viktima të tjera mbeten për t’u identifikuar, shtoi ai.

Gjashtëmbëdhjetë të porsalindur të tjerë janë në gjendje kritike pas zjarrit, sipas një raporti të mediave.

Gjithsej 54 foshnja ndodheshin në njësinë e kujdesit intensiv neonatal kur shpërtheu zjarri, i cili dyshohet se u shkaktuar nga një qark i shkurtër.

“Vdekjet e të porsalindurve na kanë thyer zemrën”, tha kryeministri i Indisë Narendra Modi përmes platformës X, duke ofruar “ngushëllimet e tij të përzemërta për ata që humbën fëmijët e tyre të pafajshëm në këtë histori”.

“Lutem që Zoti t’u japë atyre forcën për të përballuar këtë humbje të madhe,” shtoi ai.

Zjarret janë tragjikisht të zakonshme në Indi për shkak të ndërtimit të dobët, mbipopullimit dhe mungesës së rregulloreve të sigurisë.

Dyshohet se alarmet e zjarrit në spital nuk janë ndezur, me burime që përmendin mungesën e mirëmbajtjes së sistemeve të urgjencës.

Qeveria paralajmëroi ndihmë financiare për familjet e tyre./vizionplus.tv

 

MARKETING