Gashi uron Trumpin: Maqedonia e Veriut mbetet një aleate e fortë e politikave zhvillimore të Shteteve të Bashkuara
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka uruar Donald Trumpin, për fitoren në zgjedhjet presidenciale.
Gashi shkruan se Maqedonia e Veriut ka qenë dhe do të mbetet një aleate e fortë e politikave zhvillimore dhe stabilizuese të Shteteve të Bashkuara.
Urimi i plotë i kryeparlamentarit Gashi:
Urime të sinqerta Presidentit Donald J. Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky moment i rëndësishëm pasqyron forcën e demokracisë amerikane.
Maqedonia e Veriut ka qenë dhe do të mbetet një aleate e fortë e politikave zhvillimore dhe stabilizuese të Shteteve të Bashkuara.
Angazhimi i palëkundur i SHBA-së për sigurinë, prosperitetin dhe integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut ka qenë dhe mbetet një nga shtyllat kyçe të politikës sonë të jashtme dhe një burim i vazhdueshëm mbështetjeje.
Duke i uruar suksese në udhëheqjen e vendit dhe në realizimin e agjendës së tij për të ardhmen, shprehim gatishmërinë tonë të plotë për të thelluar bashkëpunimin me administratën e re amerikane, për të përforcuar partneritetin tonë strategjik.