(VIDEO) BDI akuzon drejtorin e Lotarisë se paguhet nga një kazino serbo-bullgare
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thanë sot se kanë zbuluar “skandale” në lidhje me çështjen e lojrave të fatit. Nga aty thonë se drejtori e ri i Lotarisë Shtetërore, Aleksandar Klimovski, është paguar nga Kazino Austria, një kompani private në pronësi serbo-bullgare, rreth 140.000 euro honorar. Sekretari Organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti, theksoi se Kazino Austria në partner me Lotarinë Shtetërore kanë themeluar Video Lotari Shtetërore për organizimin e lojërave elektronike të fatit e cila ka dëmtuar shtetin që nga viti 2017.
Blerim Bexheti, sekretar organizativ i BDI-së
“Për më tepër dhe më skandaloze, interpretimi autentik zbulon që kompania serbo-bullgare Kazino Austria ka organizuar në mënyrë të paligjshme internet lojëra të fatit përmes platformës së tyre të internetit 2win.mk, nga 1 janari 2017 deri në vitin 2024, duke e dëmtuar shtetin për dhjetëra milionë euro.”
Për Lotarinë Shtetërore së Maqedonisë së Veriut ai shtoi se jo vetëm që nuk ka shumicë në vendimmarrje dhe mungesë kontrolli për shkak të interesit publik, por i jep të drejtën serbo-bullgare Kazino Austria për veto.
Bexheti theksoi se premtimet për mbylljen e kazinove nuk janë të realizuara dhe për këtë ka akuzuar zëvëndëskryeministrin, Izet Mexhiti, duke thënë se kërkesa për mbyllje të tërësishme të kazinove është shndërruar në mbrojtës dhe avokat të kompanisë serbo-bullgare.
Merxhane Iseni /SHENJA/