(VIDEO) Zaimi: Ideja e shtetit Bektashian nuk përkrahet as nga vet bektashianët
Ideja e kryeministrit Edi Rama për formimin e shtetit bektashian në Shqipëri, është një ide e papritur dhe ide e cila krijon përçarje, kështu u shpreh analistja Gerta Zaimi në intervistën për TV SHENJA. Ajo thotë se politika nuk duhej të ishte kyçur në këtë çështje, sepse formimi i një shteti të tillë nuk krijon unitet e as tolerancë. Zaimi hedh dyshimet se mos vallë shteti bektashian formohet për larje të parave.
GERTA ZAIMI, ANALISTE
“Nuk është ky promovimi aq më tepër që duhet bërë nga kryeministri i një shteti si Shqipëria në lidhje me fenë. Nuk duhej fare të përzihej në këtë drejtim politika, kush është qëllimi i politikës nuk e di, e kam menduar, e rimendoj, unë akoma nuk e kam kuptuar kush është qëllimi i politikës në këtë drejtim se unitet nuk krijon, tolerancë nuk krijon, krijon një fe të re në kuptimin që ti po krijon gati një fe të re, sepse po I jep një formë që nuk e ka pasur deri më tani,kush është qëllimi nuk e kuptoj dot, krijon një shtet për çfarë, si Lihtenshtajni që të bëhet pastrimi I lekëve?”.
E pyetur nëse krijimi i shtetit bektashi brenda Shqipërisë, do të mund të shfrytëzohet edhe nga politika serbe për të kërkuar një status sovran dhe të veçantë për objektin e Manastirit të Deçanit, Zaimi thotë se historia e Serbisë me Kosovën është një histori politike, por që nuk përjashtohet mundësia për ta gjetur pretekstin tek kjo.
GERTA ZAIMI, ANALISTE
“Po patjetër mund të gjejnë pretekesin tek kjo…nuk është se ata kanë nevoj për një pretekst të kësaj natyre por kjo pa dyshim mund t’ju shërbej për të lehtësuar gjitha lëvizjet që i bëjnë. Megjithatë mekanizmat Kosovë-Serbi janë shumë politike dhe siç është kisha ortodokse në thelb nacionaliste në të gjitha vendet ku ajo është, sepse është kisha autoqefale, është edhe shoviniste edhe nacionaliste. Kështu që padyshim Manastiri i Deçanit futet brenda një projekti politik”.
Zaimi thotë se ideja e formimit të shtetit bektashian nuk është pëlqyer as nga komuniteti bektashi. “Ata janë kundër një veprimi të kësaj natyre, duke u bazuar në faktin që pikërisht gjatë Rilindjes është sovraniteti i Shqipërisë në total ai i cili është menduar të mos preket asnjëherë. Kështu që çfaro lloj lëvizje që e prek sovranitetin e teritorit të Shqipërisë, padyshim që krijon problem”, thotë ajo.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/