Fenerbahce nuk i ndahet kreut, “Fenerët” e Stambollit fitojnë me spektakël ndaj Tranbzospor

Fenerbahce nuk i ndahet kreut, “Fenerët” e Stambollit fitojnë me spektakël ndaj Tranbzospor

“Gjigantët” turq të Fenerbahce kanë arritur një tjetër fitore të madhe këtë sezon, teksa mbrëmjen e kësaj të diele triumfuan me rezultatin e ngushtë, 3-2, transfertën e Trabzonspor, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit turk të futbollit, Trendyol Superlig.

Të parët që morën avantazhin ishin djemtë e Jose Mourinho, të cilët gjetën avantazhin falë golit të brazilian Fred në minutën e 42’-të, mirëpo një dopietë e “bomberit” kongolez, Simon Banza, në minutatn 59’ e 67’ i dha avantazhin vendasve të Trabzonspor, ama vetëm për disa minuta, teksa ishte fillimisht boshnjaku, Edin Dezko, i cili barazoi shifrat në 2-2 e më pas marokeni, Sofyan Amrabat shënon golin e fitores në sekondat e fundit të lojës.
Falë këtij triumfi, skuadra e Fenerbahce ngjitet në kuotën e 23 pikëve dhe pozicionohet në vendin e dytë të renditjes, plot 5 pikë pas kryesuesve të Galatasaray, ndërsa menjëherë pas tyre vijnë Samsunspor me 22 pikë dhe Besiktas i Ernest Muçit me 20 pikë.

MARKETING