Shkupi humb nga Gostivari, Struga e fiton Besën

Shkupi humb nga Gostivari, Struga e fiton Besën

Skuadra e Shkupit ka humbur nga Gostivari, teksa Struga ka triumfuar me përmbysje ndaj Besës së Dobërdollit në kuadër të ndeshjeve të luajtura mesditën e sotme në xhiron e 13-të të Ligës së Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.
Bardhekaltërit e Çairit janë mposhtur me rezultat minimal 0:1 nga Gostivari, me këta të fundit që shënuan golin e vetëm përmes Elvis në minutën e 68-të.
Kampionët në fuqi, Struga Trim Lum ka triumfuar me përmbysje përballë Besës së Dobërdollit me rezultat 2:1. Të parët që shkuan në avantazh ishin futbollistët e Besës me golin e Bashkim Velijës, teksa Struga përmbysi gjithçka me dy golat Jevtoskit dhe Kehindes.
Ndërkohë Shkëndija nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në duelin me Rabotniçkin në Shkup, përderisa me të njejtat shifra u mbyll edhe ndeshja e luajtur në Ohër ndërmjet Voskës dhe Tikveshit.
Skuadra e Sileksit ka marrë fitore në transfertë me rezultat 0:1 përballë Brerës. Xhiroja e 13-të mbyllet sonte, kur nga ora 19:00 do të përballen Pelisteri dhe Vardari në Manastir.  

MARKETING