BDI: Edhe një gënjeshtër u demantua, Nikollovski konfirmoi që askush nga BDI nuk ka blerë tokë në rrugën Shkup – Bllacë
Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që edhe një gënjeshtër e madhe e VMRO DPMNE dhe Aleksandar Nikollovskit u demantua tërësisht, sepse vet Nikolovski e konfirmoi në Kuvend që askush nga rradhët e BDIsë nuk ka blerë tokë në rrugën Shkup – Bllacë, siç akuzonte me javë me rradhë ai vet.
“Nikollovski në Kuvend shpalosi emra të 4 kompanive që kanë blerë tokë në aksin Shkup – Bllacë për nevojat e tyre dhe asnjëra nga ato nuk ka asnjë lidhje të vetme me asnjë funksionerë të Bashimit Demokratik për Integrim.
BDI, kohë më parë, kishte kërkuar që Nikollovski të zbulojë publikisht të gjithë emrat e funksionerëve të BDI që sipas tij kanë blerë tokë në aksin rrugor Shkup – Bllacë.
Nikollovski dje në Kuvend e demantoi vetvetën dhe VMRO DPMNEnë.
Reterimet e përditshme të Qeverisë, si për korridorin 8 ashtu edhe për autostradën Shkup – Bllacë, shfaqin mungesë serioziteti dhe lehtësinë e shpërndarjes së lajmeve të rrejshme nga vet qeveria dhe ministrat e qeverisë pa legjitimitet etnik.
Qytetarët janë bindur që pretendimet e VMROsë dhe Vlen duhet ti marrin me rezerva të mëdha pasi që ndryshuan mendjën për çdo çështje dhe demantuan vet çdo akuzë të tyre të rrejshme.
Gjuetia politike e shtrigave disavjeçare ka dështuar tërësisht, u demontua dhe ngadhnjeu e vërteta”, thuhet në komunikatën e BDI-së. /SHENJA/