Përmbytjet katastrofike- Spanja në zi, shkon në mbi 150 numri i viktimave

Përmbytjet katastrofike- Spanja në zi, shkon në mbi 150 numri i viktimave

Bilanci i viktimave nga stuhitë katastrofike që përfshinë Spanjën është rritur. Ka shkuar në 155 numri i personave që humbën jetën tragjikisht gjatë përmbytjeve, ku 155 viktima u regjistruan vetëm në Valencia, dy në Castilla-La Mancha në perëndim të provincës dhe një tjetër në Andaluzi.

Më shumë se 1,200 punëtorë, të ndihmuar nga dronët, u vendosën në misionin e shpëtimit ndërsa shirat vijonin të kërcënonin banorët.

“Për momentin gjëja më e rëndësishme është të shpëtojmë sa më shumë jetë të jetë e mundur,” u tha kryeministri Pedro Sançez (Sanchez) viktimave në një vizitë në komunitetet e prekura.

Por në disa nga qytetet më të goditura nga përmbytjet e së martës mbrëma, njerëzit u lanë në detyrën e nxjerrjes së trupave nga balta dhe rrënojat.

Drejtuesit e automjeteve kanë rrëfyer tmerrin e bllokimit nga baticat në rritje të martën, e cila i ktheu autostradat dhe rrugët në lumenj – shumë nga ata që mbijetuan u ngjitën në pemë ose ura për të shpëtuar.

Zyrtarët nuk kanë bërë të ditur numrin e personave të zhdukur, por bën me dije se vetëm ditën e djeshme u gjetën 60 persona të pajetë.

Ata dyshojnë se numri i viktimave do të rritet.

Më shumë se 90 vdekje u regjistruan vetëm të mërkurën, menjëherë pas shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve, të cilat prekën kryesisht Valencia-n, si dhe Castilla-La Mancha dhe deri në jug deri në Malaga.

MARKETING