(VIDEO) Kallëzim penal ndaj ish ministres së kulturës, Bisera Kostadinovska – Stojçevska

(VIDEO) Kallëzim penal ndaj ish ministres së kulturës, Bisera Kostadinovska – Stojçevska

Është ngritur kallëzim penal ndaj ish ministres së Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, njoftuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas MPB-së, Kostadinovska-Stojçevska ka marrë të njëjtën kontratë që Qyteti i Shkupit e kishte me kompaninë e cila do të kryente punimet në Sallën Universale. Kontestohet se kontrata kishte skaduar dhe ishte e nevojshme të shpallej një tender i ri. Në atë mënyrë, ish-minisrja në mënyrë të kundërligjshme i ka paguar kompanisë kontraktore mbi 27 milionë denarë, thuhet në njoftimin e MPB-së.

MPB

Përkundër faktit se ministria ishte përgjegjëse për kryerjen e procedurave të nevojshme për dhënien e të gjitha kontratave të nevojshme për përfundimin e plotë të rindërtimit të objektit, edhe pse në përputhje me dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik ishte e obliguar të zbatonte procedurë të re për prokurimin publik për zgjedhjen e kontraktorit më të favorshëm për punimet për përfundimin e rindërtimit të objekti në emër të Ministrisë së Kulturës, si konsumator i supozuar me kontraktues personin juridik nga Shkupi, ka lidhur Marrëveshje për marrjen dhe kalimin e të drejtave dhe detyrimeve nga kontrata për prokurim publik të punëve në vlerë prej 115.173.789 denarë”. 

Sipas asaj marrëveshjeje, shton MPB-ja ministrja e kulturës pretendon se ka marrë të njëjtat të drejta, obligime dhe vlerë nga marrëveshja e lidhur më parë në mes të Qytetit të Shkupit dhe të njëjtit person juridik, edhe pse ishte në dijeni se marrëveshja e lidhur më parë për prokurim publik ndërmjet Qytetit të Shkupit si kontraktues dhe personit juridik si bartës për rindërtimin e objektit më 04.09.2023 ishte me afat të skaduar për kryerje të punimeve.

MPB

Për këtë nga organi kontraktues i Qytetit të Shkupit në Sistemin elektronik për prokurim publik – SEPP me 18.09.2023 është bashkangjitur edhe Njoftimi për kontratë të realizuar dhe lënda është arkivuar në organin kontraktues të Qytetit të Shkupit si e përfunduar dhe si e tillë kontrata nuk paraqet akt juridikisht të vlefshëm që mund të ndërmerret në bazë të kontratës së re të së cilës pas dy situatave të përkohshme të dorëzuara nga ana e konstraktuesit për punët e kryera, e njëjta personit juridik i ka paguar shumë prej 27.197.845 denarë, me çka i ka mundësuar personit juridik nga Shkupi si kryerës i punëve në mënyrë të kundërligjshme të fitojë dobi materiale në shumën e lartëpërmendur”.

Ministri aktual i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov në fund të muajit shtator akuzoi paraardhësen e tij, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, për keqpërdorime, jo vetëm në sferën e shpenzimit të parasë publike dhe kartelës zyrtare, por edhe për operim të kundërligjshëm dhe në sferën e investimeve kapitale. Ai kishte bërë të ditur Parashtrimin e kallëzimit penal kundër ish-ministres së Kulturës duke thënë se si ministri, me ligj nuk mund të financojnë apo ndërtojnë objekt që është institucion vendor.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING