(VIDEO) Mickoski: Nuk mundet që “gjykatësit e BDI-së dhe LSDM-së” të aplikojnë politikat e VMRO-së!
Një ditë pasi kryetari i BDI-së i kishte dërguar letër Hristijan Mickoskit si kryetar i VMRO-DPMNE-së, ky i fundit tha se e ka lexuar letrën. Sipas Mickoskit, Ahmeti ankohet për vendimet e gjykatësve që janë zgjedhur me shumicë të BDI-së dhe LSDM-së dhe e lë që këtë ta vlerësoj opinion nëse ka nevojë për koment.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Pjesa e dytë është akuzë ndaj gjykatësve kushtetues që i ka zgjedhur shumica e LSDM-së dhe BDI-së, se po zbatojnë, paramendoni, program të VMRO-DPMNE-së. Nuk e kam ditur që këta gjykatës, do ta përsëris, të zgjedhur nga shumica e LSDM-së dhe BDI-së, zbatojnë program të VMRO-DPMNE-së. Se qenka i shqetësuar për lëndën për Ligjin për Gjuhët dhe se duhej që të intervenoj te gjykatësit kushtetues, të zgjedhur nga LSDM dhe BDI”.
I pyetur për ta komentuar letrën e Ahmetit dërguar Mickoskit, kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, pjesë e koalicionit VLEN tha se kryetari i BDI-së po sillet si fëmijë i llastuar.
Bilall Kasami, VLEN
“Më vjen keq që Ali Ahmeti nuk e ka kuptuar pas më shumë se 4 muajve që është në opozitë dhe duhet të sillet si opozitë, që nënkupton reformimin e partisë së tij, edhe më tutje ai sillet si një fëmijë i llastuar që të gjithë të tjerët janë fajtorë dhe vetëm ai jo dhe njerëzit rreth tij të cilët e sollën në opozitë nuk janë fajtor. Pra unë do i kisha sugjeruar që të bëjë një riformatim të mirë të partisë”.
Kryetari Ahmeti ditëve të fundit ka dërguar letra personave me ndikim nga vendi dhe jashtë tij.
Emine Ismaili /SHENJA/