(VIDEO) Mexhiti: Duhet orientuar drejt burimeve të rinovueshme të energjisë
Në kushte të një krize energjetike dhe në drejtim të arritjes së synimeve globale dhe kombëtare për zhvillim të qënrdueshëm duhet që burimet t’i përdorim në mënyrë ekonomike dhe të qëndrueshme, të orientohemi drejt burimeve të rinovueshme të energjisë së industrisë dhe kompanitë ne i shohim si partnerët tanë, të cilët shpejtë dhe me efikasitet do të përshtaten me politikat moderne dhe tendencat botërore për transformimin e gjelbër, tha ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti në hapjen e Panairit Energo-Tehnoma 2024.
IZET MEXHITI MINISTËR I MJEDISIT JETËSOR DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
”Përcaktimi jonë si ministri dhe si qeveri për një transformim të gjelbër si nga qëllimet e marrëveshjes së gjelbër europiane kërkon përforcimin e përdorimit efikas të burimeve duke kaluar në një ekonomi tӓ pastërt rrethore, rivendosjen e biodiversitetit dhe reduktimin e ndotjes. Bashkimi Europian ka për qëllim të arrijë neutralitetin klimatik deri në vitin 2050, për të siguaruar këtë nevojiten ndryshimet në një njumër sektorësh kyq si investimi në teknologji të pastra dhe inovative për mjedisin, mbështetja e industrisë për inovacion, përdorimi i formave më të pastërta, më të lira dhe më të shëndetëshme të transportit privat dhe publik”
Realizimi i këtij procesi nuk është i mundur vetëm me hartimin e legjislacionit dhe dokumentacionit të mirë, por duhet mbështetur dhe monitoruar nga ekonomia, pra nga kompanitë. Prandaj jemi gjithmonë të hapur për mbështetjen zgjidhjeve inovative dhe për përdorimin e teknologjive më të mira të disponueshme që arrijnë rezultate më të mira, por me kursime burimesh dhe mbrojtje maksimale të mjedisit, deklaroi Mexhiti.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/