Dr. Ilir Hasani pjesëmarrës në Kongresin e XIX të SHMSHM-së të mbajtur në Strugë
Deputeti i Frontit Europian, Dr. Ilir Hasani, ka marr pjesë në Kongresin e XIX të Mjekëve Shqiptarë të Maqedonisë, e cila ështé mbajtur gjatë këtyre ditëve në qytetin e Strugës.
“Krenarë për pjesëmarrjen në Kongresin e XIX te Shoqates së Mjekëve SHqiptar te Maqedonise së Veriut, edhe kësaj here në Strugë! Ky kongres jo vetëm që ofroi një platformë për ndarje ide dhe eksperiencash, por gjithashtu tregoi një angazhim të fortë për cilësi dhe qëndrueshmëri. Falenderojmë organizatorët për punën e shkëlqyer dhe për ndihmën në forcimin e bashkëpunimit tonë në mjekësi!
Vazhdojmë traditen!”, – ka shkruar deputeti i Frontit Europian, Dr. Ilir Hasani.