Inter-Juve çfarë spektakli! Tetë gola por pa fitues

Inter-Juve çfarë spektakli! Tetë gola por pa fitues

Spektakël dhe emocionë në Derbin e Italisë mes Interit dhe Juventusit, që shërben si një reklamë fantastike për futbollin italian. Në “San Siro” mbyllet në barazim 4-4 dueli mes dy skuadrave që luftojnë për titull këtë sezon.

Një ndeshje që dhuron thuajse gjithçka, dhe ku të dyja skuadrat luajtën shumë hapur. Në pjesën e parë do të shënoheshin plotë 5 gola, me Interin që e mbylli në avantazh 3-2, falë 2 penalltive të kthyera në gol nga Zielinski dhe një gol nga Mkhytarian. Te Juvja shënuan Vlahovic dhe Weah.
Në pjesën e dytë, Interi dominon në lojë dhe në raste, madje gjen dhe golin e katërt me Dumfries. Juventus nuk dorëzohet, madje do të barazonte shifrat falë dy golave fantastik nga Yldiz, i cili e nisi sot nga pankina.

MARKETING