(VIDEO) Krijohen probleme artificiale me daljen e dy komunave nga BNJVL

(VIDEO) Krijohen probleme artificiale me daljen e dy komunave nga BNJVL

Kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale  (BNJVL), dhe kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, konsideron se artificialisht po krijohen probleme dhe se ka politikë në deklaratat e kryetarëve të komunave të Strumicës dhe Karposhit për largim nga BNJVL.

Gjorgjievski theksoi  për MTV se kryetari i komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, refuzon komunikimin dhe ndihmën e kolegëve të tjerë, duke i lënë peng qytetarët për qëllimet e tij politike.

ORCE GJORGJIEVSKI, KRYETAR I BNJVL-SË

“Praktikisht nuk mbaj mend ndonjë seancë në të cilën është paraqitur, gjithmonë ka dërguar zëvendësues. Në momentet kur u shfaq periudha e krizës, jo vetëm unë, por edhe shumë kolegë dhe bashkëpunëtorë të BNJVL-së, u përpoqëm të kontaktojmë me të, të bisedojmë me të nëse ka vend për ta ndihmuar, për t’u përfshirë në tejkalimin e krizës së furnizimit me ujë. Përpjekjet për bashkëpunim që ai pretendon se ka pasur janë rrugë të dyanshme dhe duhet të informoj opinionin se kam hasur në një derë të mbyllur prej tij”.

Sipas Georgievskit, mjete ka për të gjitha komunat që i kanë plotësuar kriteret për marrjen e mjeteve për projekte infrastrukturore, ndërsa afati shtesë është kompletimi i dokumentacionit. Po ashtu thekson se nuk ka mundur të kontaktojë me Kostadinovin për të diskutuar se për çfarë arsye, ka aplikuar me një projekt për të cilin tashmë ka filluar procedura publike.

ORCE GJORGJIEVSKI, KRYETAR I BNJVL-SË

 “Nuk e kuptoj se cila është arsyeja që me kritere të përcaktuara qartë, kolegu Kostadinov me vetëdije ka aplikuar me një projekt që është duke u punuar…

Sa për pjesën tjetër,  kolegut Nuhi nga Tearca, shërbimet e tij mbase kanë vonuar aplikimin.  Ne në Kisela Vodë, kolegut Darko nga Buteli dhe kolegut tonë nga Saraji i mungon një dokument leje ndërtimi dhe këto janë gjëra të kuptueshme”.

Gjeorgjievski vlerëson se këto janë disa probleme teknike që do të kalojnë. Ai madje tutje theksoi se ajo çka ai ka kërkuar nga kryeministri, ishte që t’iu lihej hapësirë për plotësimin e dokumentacionit teknik.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING