(VIDEO) Perinski: Kryetarët e komunave duhet të veprojnë arsyeshëm dhe ta korrigjojnë vendimin

(VIDEO) Perinski: Kryetarët e komunave duhet të veprojnë arsyeshëm dhe ta korrigjojnë vendimin

Ministri i Vetëqeverisjes lokale Zllatko Perinski shpreson se komuna e Strumicës dhe Karposhit do ta korrigjojnë vendimin e tyre për braktisjen nga Bashkësia e Vetëqeverisjes lokale, pasi siç thotë pasoja do të ketë për qytetarët e këtyre komunave.

Zllatko Perinski, ministër i Vetëqeverisjes Lokale

“Nëse ky trend negativ vazhdon, vërtetë mendoj se vetëm qytetarët e atyre komunave që do të ishin jashtë BNJVL-së, do të pësonin. Nuk është mirë dhe mendoj se në periudhën që vjen do të ketë arsye dhe do të korigjohen këto vendime dhe BNJVL do të funksionoj ashtu siç duhet”.

Njëra ndër arsyet që komuna e Strumicës kishte vendosur ta braktis BNJVL-në ishte edhe problemi me ujin e pijshëm. Ministri i Bujqësisë ju drejtua udhëheqësve të kësaj komune duke ju thënë se nëse janë të paaftë ta zgjedhin problemin, do të ju ndihmoj Qeveria.

Sinkron: Cvetan Tripunovski,  ministër i Bujqësisë

“Ajo që kryetari i Strumicës dhe kryetarët para tij, nuk kanë investuar mjaftueshëm në stacionin filtrues, flet për punën e tyre në të kaluarën. Nuk është përgjegjësia e Qeverisë, por e vetëqeverisjes lokale. Nëse janë të paaftë le të thonë çfarë duhet, ne do të ju ndihmojmë si Qeveri”.

Një ditë më parë, komuna e Strumicës dhe ajo e Karposhit, bënë me dije se nuk do të jenë më pjesë e Bashkësisë së Vetëqeverisjes lokale.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING