(VIDEO) Mexhiti: Po angazhohemi për forcimin e sistemit të monitorimit të cilësisë së ajrit
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, theksoi se po përballen me sfida të shumta në mjedis gjatë krizës energjetike, ndotjes së ajrit dhe ambientit, deponimit të mbeturinave, sigurimit të infrastrukturës për furnizimin me ujë, largimin dhe pastrimin e ujërave të zeza dhe mbrojtjen e vlerave natyrore si dhe biodiversitetit. Ai u fokusua në dy problemet më urgjente, ndotjen e ajrit dhe ngritjen e sistemit për menaxhimin rajonal të mbeturinave. Theksoi se Ministria me mjete nga buxheti i shtetit, Bashkimi Europian dhe donatorë të tjerë bilateralë është duke punuar në mënyrë aktive për t’i zgjidhur problemet.
Izet Mexhiti, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
“Ministria po punon në mënyrë aktive për modernizimin, rinovimin dhe zgjerimin e sistemit shtetëror të monitorimit për cilësinë e ajrit të ambientit me fonde nga buxheti kombëtar dhe disa donatorë, Bashkimi Europian dhe donatorë të tjerë Bilateral dhe ai është në gjendje të mirë. Çdo ditë për përqëndrimet e materieve ndotëse, në të gjitha pikat matëse dhe të dhënat gjenden në faqen tonë të re të internetit”.
Me mbështetjen e Bashkimit Europian nëpërmjet programit IPA 2, Mexhiti sqaroi se do të zbatohet projekti për mbështetje për zbatimin e direktivave për cilësitë e ajrit dhe legjislacionit horizontal.
Izet Mexhiti, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
“Në kuadër të IPA 3 projekti Bashkimi Europian për ajër të pastër, qëllimi kryesor i të cilit është të kontribuojë në uljen e ndotjes së ajrit në Maqedoninë e Veriut, gjegjësisht të përmirësohet cilësia e ajrit në 4 qytete të mëdha në Maqedoninë e Veriut, Shkup, Manastir, Tetovë dhe Kumanovë janë planifikuar këto aktivitete: ndërrimi i sistemeve të ngrohjes në 70 objekte publike në 4 komuna, furnizimi i 6 autobusave ekologjik për të mbështetur transportin publik në Shkup, furnizimi i 6000 fidaneve dhe shpërndarja e tyre në të 4 qytetet, përpunimi i studimit të fleksibilitetit për zgjerimin e mëtejshëm të rjetit të ngrohjes në Shkup, furnizimi i pajisjeve të monitorimit të ajrit”.
Ai beson se me masat që merren në vazhdimësi dukshëm do të ketë përmirësim pasiqë edhe tendencat viteve të fundit janë në rënie.
Anida Murati /SHENJA/