Stamboll: Shkrimtarja turke nga Shkupi, Lejla S. Emin, fituese e çmimit në letërsinë turke
Shkrimtarja turke nga Shkupi, Lejla Sherif Emin, u nderua me çmimin e kulturës dhe artit për vitin 2023 nga Shoqata për Studime të Kulturës dhe Arteve (ESKADER) në kategorinë e Gjuhës me veprën e saj “Gjuha e Rumelisë”.
Emin çmimin e mori nga Konsulli i Përgjithshëm i Maqedonisë së Veriut në Stamboll, İdriz Fazlioski.
Çmimet tradicionale të “Arteve dhe Kulturës” u ndanë pas një procesi vlerësimi të veprave të publikuara dhe aktiviteteve kulturore për vitin 2023, me kontributin e anëtarëve të shoqatës dhe shumë njerëzve të sferës kulturore, ndërsa në 23 kategori u ndan shumë mirënjohje dhe çmime, për shumë vepra dhe autorë. Kryetarja e Bordit të ESKADER-it, Fatma Ersem Yargıcı, theksoi se çmimet përzgjidhen nga veprat e prodhuara gjatë vitit dhe se ky proces ka kërkuar një angazhim gjithëpërfshirës.
Veprat që fituan çmime nga juria e “ESKADER”, ishin nga sferat si: romani, poezia, tregimi, eseja, narracioni, kujtimi, ditari dhe artet klasike.
Kështu, “Çmimi Special” iu dha Prof. Dr. Birol Emil, ndërsa “Çmimet për Shërbim të Shkëlqyer” shkuan për Prof. Dr. Mehmet Maksudoğlu, Prof. Dr. Zejnep Kerman dhe Hashim Vatandash.
“Yitik Söz” fiton çmim në Kategorinë e Revistave
Në kategorinë – Hulumtim, çmimi iu dha Sherif Eskin, në biografi, Prof. Dr. Erol Ylgen, në karikaturë, Osman Suroğlu, në “Letërsinë për Fëmijë” Vural Kaya, në kategorinë për “Ese” Bayram Bilge Tokel. Në kategorinë revista – “Yitik Söz” , ndërsa në kategorinë e Gjuhës, shkrimtarja shkupjane, Leyla Şerif Emin, në kategorinë udhëtime – Selvigyl Kandoğmuş Shahin, në kategorinë kinamografi, çmimin e fitoi Bekir Bylbyl.