Erdoğan: Duart e ndyra që do të zgjaten drejt Turqisë do të thyhen’

Erdoğan: Duart e ndyra që do të zgjaten drejt Turqisë do të thyhen’

Presidenti i Türkiyes Recep Tayyip Erdogan teksa ndodhet si i ftuar në margjinat e Samitit të grupit BRICS në Kazan të Rusisë, dënoi ashpër sulmin terrorist të vendit të tij.

“Sulmi terrorist kundër TUSAS, një prej institucioneve lokomotivë të industrisë turke të mbrojtjes, është një sulm i poshtër që synon mbijetesën e vendit tonë, paqen e kombit tonë dhe iniciativat tona mbrojtëse që janë simboli i idealit tonë të “Türkiyes Plotësisht të Pavarur”, deklaroi Erdogan në një postim në X.

Presidenti turk bëri të ditur se që në momentin e parë të sulmit terrorist, forcat turke të sigurisë kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe kanë neutralizuar terroristët.

“Kombi ynë duhet ta dijë se duart e ndyra që zgjaten drejt Türkiyes patjetër do të thyhen; asnjë strukturë, asnjë organizatë terroriste, asnjë qendër e së keqes që kërcënon sigurinë tonë nuk do të mund të arrijë qëllimet e saj.”, u shpreh ai.

Presidenti Erdogan tha se lufta e Türkiyes kundër të gjitha formave të terrorizmit, mbështetësit e saj do të vazhdojnë me vendosmëri, e prerë dhe me një qasje shumëdimensionale.

Ai shprehu ngushëllimet dhe lutjet e tij për dëshmorët e rënë në sulmin e egër terrorist dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

“Përcjell urimet e mia më të mira për punonjësit e përkushtuar të TUSA, burim i krenarisë së industrisë sonë të mbrojtjes dhe kombit tonë”, përfundoi shkresën Erdoğan. /TRT Albania/

MARKETING