ASh e Selës: Pjesëmarrja e Dimitrievskit dhe Bendevskes në promovimin e librit “UÇK-ja paraushtarake te’rroriste në Maqedoni” është provokim për shqiptarët

ASh e Selës: Pjesëmarrja e Dimitrievskit dhe Bendevskes në promovimin e librit “UÇK-ja paraushtarake te’rroriste në Maqedoni” është provokim për shqiptarët

Nga Aleanca për Shqiptarët, krahu Selës nëpërmjet një komunikate dërguar mediave kanë reaguar në lidhje me pjesëmarrjen e kryetarit të ZNAM Maksim Dimitrievskit dhe nënkryetares së Kuvendit, Vesna Bendevska në promovimin e librit që ofendon UÇK-në. Nga ASH-ja thonë se është një provokim i rëndë për shqiptarët.

“Pjesëmarja e partnerit të koalicionit qeveritar, Maksim Dimitrievski dhe Nënkryetares së Kuvendit, Vesna Bendevska, në promovimin e librit që ofendon rëndë Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, është një provokim i rëndë për shqiptarët dhe rikthim në plagët e vjetra të cilat është punuar ndër vite për t’i mbyllur.
Ky gjest është vetëm vazhdimësi e zhvillimeve të njëpasnjëshme kundër shqiptarëve dhe për forcimin e nacionalizmit maqedonas kundrejt të gjitha bashkësive etnike më vend.
Kjo Qeveri monoetnike dhe jolegjitime, punon çdo ditë për devalvimin e vlerave dhe arritjeve të deritanishme. Ndërkohë partitë e VLEN në gjithë këtë situatë shërbejnë vetëm si lule dekori në saksitë e Mickoskit.
Tanimë është mëse e qartë se kush dëshiron të nxisë destabilizim, duke prekur në mënyrë të drejtëpërdrejtë edhe në plagët e luftës”, thuhet në reagimin e ASH-së.

MARKETING