Një burrë nga Shkupi i ka kërcënuar anëtarët e afërt të familjes dhe e ka rrahur vajzën e tij

Një burrë nga Shkupi i ka kërcënuar anëtarët e afërt të familjes dhe e ka rrahur vajzën e tij

Policia njoftoi se dje, në orën 21:00, policët nga SPB Shkup arrestuan M.P. (43).
“I arrestuari, më 18.10., rreth orës 22:30, në shtëpinë familjare, ka kërcënuar gruan dhe vajzën e tij, dhe më pas e ka sulmuar fizikisht vajzën e tij 19-vjeçare, duke përdorur një objekt të fortë. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e policisë.

MARKETING