Samsunspori i Arbnor Mujës ndal Fenerbahçen e Mourinhos, dëmtohet sulmuesi shqiptar
Sulmuesi i Shqipërisë, Arbnor Muja, ka pësuar një dëmtim gjatë ndeshjes ndërmjet Samsunsporit dhe Fenerbahçes.
Muja është detyruar që ta lërë fushën në fundin e pjesës së parë. Ai u zëvendësua me Kingsley Schindlerin.
Fenerbahçe e drejtuar nga Jose Mourinho barazoi në transfertë ndaj Samsunsporit me rezultatin 2-2.
Ndeshja i takoi xhiros së nëntë të Superligës së Turqisë në futboll.
Muja këtë edicion në kampionatin turk ka dy gola dhe një asistim në tetë ndeshje të zhvilluara.