Struga humb nga Sileksi, Shkëndija dhe Shkupi ndalen me barazime

Struga humb nga Sileksi, Shkëndija dhe Shkupi ndalen me barazime

Fundjava ka rikthyer kampionatin elitar me ndeshjet e xhiros së 10-të në program, aty ku Struga Trim Lum ka pësuar humbje bindëse në shtëpi, teksa Shkëndija dhe Shkupi u ndalën me barazime. Kampionët në fuqi u mundën nga Sileksi me shifrat 1:4. Aliq, Ignatov dhe dy herë Osman ishin autorët e golave për Sileksin, teksa golin e vetëm për Strugën e shënoi Radiq. Me barazime pa gola janë ndalur Shkëndija dhe Shkupi, me kuqezinjtë tetovar që e mbyllën me barazim 0:0 ndaj Tikveshit, teksa bardhekaltërit morën vetëm një pikë në Manastir kundër Pelisterit. Fitore ka marrë Besa e Dobërdollit që mposhti Vardarin me rezultatin 2:1, teksa Gostivari u mposht në kryeqytet nga Rabotniçki me golin e Atdhe Mazarit. Me barazim 1:1 u mbyll edhe takimi në Strumicë ndërmjet Brerës dhe Voska Sportit.

MARKETING