Leo Messi i pandalshëm, shënon hat-trick brenda 10 minutave (VIDEO)

Leo Messi i pandalshëm, shënon hat-trick brenda 10 minutave (VIDEO)

Lionel Messi po vazhdojë të shkelqejë në kampionatin amerikan.

37-vjeçari mbrëmë ka shënur hat-trick në fitoren 6-2 të Inter Miamit ndaj New England Revolution, shkruan IndeksOnline.

Sulmuesi argjentinas iu nevojiten 11-të minuta për të kompletuar hat-trickun (78’ 81’ dhe 89’)

Dy gola të tjerë për Inter Miamin i shënoi edhe Luis Suarez.

Messi ka shënuar 20 gola në këtë edicion derisa ka bërë edhe 17 asiste.

Inter Miami javë më parë siguroi titullin e MLS, të parin në histori, derisa kur ka mbetur edhe një ndeshje deri në fund, kanë thyer rekordin si skuadra me më së shumti pikë të grumbulluara për një sezon, me 74 pikë./IndeksOnline/

MARKETING