Mbyllet Kopshti zoologjik në Shkup

Mbyllet Kopshti zoologjik në Shkup

Kopshti zoologjik në Shkup sot është i mbyllur për vizitorët, ndërsa siç thuhet në njoftimin e tyre që qëndron në hyrje të objektit, shkak janë punët teknike- operative.

Mirëpo, gjatë ditës një pjesë e mediave dhe rrjeteve sociale bën të ditur se Kopshti zoologjik në Shkup nuk po punon për shkak të dyshimeve për baktere apo virus te shpendët.

Siç njofton Meta.mk, jozyrtarisht janë sëmurë patat, ndërsa dyshohet për virus apo baktere që mund të transmetohet te njerëzit. Ndërkaq, SDK.mk raporton se me shumë gjasë bëhet fjalë për grip të shpezëve dhe se për këtë janë mbytur të gjitha shpezët që kanë pasur kontakt me patën e sëmurë. Para tri dite në Kopshin Zoologjik të Shkupit ndorgji luani Zhika, ndërsa në gusht të këtij viti ngordhi luanesha Dunja.

MARKETING