Ndeshjet e elitës rikthehen në fundjavë

Ndeshjet e elitës rikthehen në fundjavë

Futbolli elitar në Maqedoninë e Veriut rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 10-të në program. Kampionët në fuqi, Struga Trim Lum do të pret në shtëpi Sileksin e Kratovës, teksa Shkëndija do të luaj në në transfertë ndaj Tikveshit. Edhe Shkupi në këtë xhiro do të luaj jashtë fushës së tij, ku në Manastir do të përballet me Pelisterin. Besa e Dobërdollit do të takohet me Vardarin, përderisa Voska Sport luan me Brera Strumicën.

Pjesë e programit të kësaj fundjave është edhe takimi Rabotniçki – Gostivari.

Të gjitha ndeshjet e raundit të 10-të në elitën e futbollit vendor do të zhvillohen të dielën, duke nisur nga ora 14:00. /SHENJA/

 

MARKETING