Puna e re te Red Bull, Jurgen Klopp ‘shopping’ te Barcelona

Puna e re te Red Bull, Jurgen Klopp ‘shopping’ te Barcelona

Ish-trajneri i Dortmund dhe Liverpool, Jurgen Klopp u emërua si drejtor global i futbollit për Red Bull, që ka në pronësi klube si RB Leipzig dhe RB Salzburg. Klopp tashmë ka filluar punën e tij të re dhe po shikon me vëmendje disa lojtarë të Barcelonës.

Sipas Sebastian Vidal, akademia La Masia e Barcelonës është në shënjestër të Klopp, me emra si Aleix Garrido dhe Noah Darvich në mesin e të kërkuarve nga gjermani. Barcelona është ndarë para kohe me të rinj të shumtë të vlerësuar në vitet e fundit, si Marc Guiu dhe Ilias Akhomach.

Nëse Barça nuk gjen zgjidhje për talented e shumtë, atëherë Klopp është aty dhe do tentojë t’i bindë për t’iu bashkuar projektit të Red Bull.

MARKETING