Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për vra’sjen e dyfishtë të Vanjës dhe Pançes

Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për vra’sjen e dyfishtë të Vanjës dhe Pançes

Me paraqitjen e dëshmive nga ana e Prokurorisë në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot në orën 10 duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e dyfishtë të të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi.

Në seancën e kaluar gjyqësore dëshmoi nëna e Vanjës, Zorica Gjorçevska, si dhe vajza e Zhezhovskit, Ana Kirkova dhe bashkëshorti i saj, Todor Kirkov.

Nëna e të vrarës Vanja Gjorçevska deklaroi se nuk i njeh të akuzuarit për vrasjen e vajzës së saj. Në seancë ajo dëshmoi për ditën kur vajza e saj ishte zhdukur dhe kërkimet rreth saj.

Kirkovët dëshmuan për momentin kur e kishin vërejtur se nuk gjendet Zhezhovski, denoncimin në polici dhe gjetjen e tij.

Avokati Marjan Vitanovski, avokat i të akuzuarit të parë Lupço Palevski për vrasjen e Vanja Gjorçevkës dhe Pançe Zhezhoskit, pas seancës gjyqësore deklaroi se rrëfimi i nënës së Vanjës, nuk mundet të sillet në lidhje me veprat konkrete penale për të cilat akuzohet i akuzuari i parë Lupço Palevski, përderisa avokati Vladimir Tufekxhiq, avokat i babait të Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, i cili gjithashtu është i dyshuar në këtë rast, thotë se me rrëfimin e Zorica Gjorçevskës ishin zbardhur të gjitha spekulimet.

Në seancën e parë gjyqësore të mbajtur të akuzuarit Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë.

Sipas akuzës, ata bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim.

Më 22.11.2023, i akuzuari bashkë me edhe tre të akuzuar paraprakisht bashkë kanë kryer grabitje të të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles, me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.

E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.

Lidhur me këtë rast është i dyshuar edhe një person për ndihmë pas kryerjes së veprës penale kundër të cilit procedura do të zhvillohet veçmas.

Gjykimin e udhëheq gjykatësi Ivica Stefanovski, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja Zhaklina Kërstevska.

MARKETING