Koreja e Veriut zhduk rrugët që e lidhin me Korenë e Jugut

Koreja e Veriut zhduk rrugët që e lidhin me Korenë e Jugut

Koreja e Veriut hodhi në erë rrugët që e lidhen me Korenë e Jugut duke përshkallëzuar tensionet. Si përgjigje ndaj këtij veprimi, forcat e Koresë së Jugut qëlluan me armë zjarri.

Autoritetet e Seulit e cilësuan incidentin si një shkelje të qartë të marrëveshjeve të nënshkruara në të kaluarën.

Ushtria e Koresë së Veriut kishte konfirmuar më herët se do të ndërtonte struktura të forta mbrojtëse përgjatë kufirit.

Shkatërrimi i këtyre rrugëve është sinjal i retorikës së ashpër të liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un ndaj Koresë së Jugut, për të cilën ai ka thënë se është armiku kryesor i vendit të tij.

Tensionet u rritën akoma më shumë pas akuzave se Seuli lëshoi drone pa pilot mbi Phenian-in në fillim të këtij muaji.

MARKETING