Kontrolle të jashtëzakonshme në këndet e lojërave, 13 mbyllen përkohësisht, 32 dënohen me gjobë
Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari bëjnë të ditur se kanë kryer kontrolle të jashtëzakonshme në këndet e lojërave. Nga atje thonë se janë mbulur 92 kënde lojërash, nga të cilët në 24 prej tyre kanë konstatuar mangësi.
Siç bëjnë të ditur nga AUV, 16 prej tyre nuk janë regjistruar në AUV si operator ushqimor, ndërsa 8 të tjera nuk i kanë plotësuar kërkesat higjienike, pra nuk kanë zbatuar procedurat e praktikës së mirë higjienike.