BE pret deklaratë nga Izraeli lidhur me sul’met e tij ndaj for’cave paqeruajtëse

BE pret deklaratë nga Izraeli lidhur me sul’met e tij ndaj for’cave paqeruajtëse

Bashkimi Evropian (BE) tha se ka shqetësim serioz për sulmet e Izraelit ndaj Forcave Paqeruajtëse të OKB-së në jug të Libanit (UNIFIL) dhe njoftoi se pret deklaratë urgjente dhe hetim gjithëpërfshirës nga autoritetet izraelite, transmeton Anadolu.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së u takuan në Luksemburg për të diskutuar zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë. Në fillim të takimit ministrat bënë një deklaratë të përbashkët në lidhje me sulmet e Izraelit ndaj UNIFIL-it.

Në deklaratën me shkrim nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell i cili kryesoi takimin u tha se “BE-ja dënon të gjitha sulmet kundër misioneve të OKB-së. Ajo shpreh shqetësime serioze veçanërisht për sulmet e ushtrisë izraelite kundër UNIFIL-it në Liban”.

Në deklaratën ku sulmi dënohet në mënyrë indirekte u bë thirrja: “Ne presim deklaratë urgjente dhe hetim gjithëpërfshirës nga autoritetet izraelite lidhur me sulmet kundër UNIFIL-it, i cili luan rol themelor në stabilitetin e jugut të Libanit”.

Më tej në deklaratë vihet në dukje se ekziston shqetësim i thellë për sulmet me raketa të Hezbollahut ndaj Izraelit.

– Izraeli shënjestroi UNIFIL-in

UNIFIL njoftoi se dy ushtarë të forcave paqeruajtëse u plagosën kur ushtria izraelite shënjestroi një kullë vëzhgimi më 10 tetor.

Edhe dje, ushtria izraelite bastisi objektet e UNIFIL-it në jug të Libanit dhe shkatërroi portat e objektit me tanke.

MARKETING