Serbia mund Zvicrën mes thirrjeve antishqiptare

Serbia mund Zvicrën mes thirrjeve antishqiptare

Zvicra ka pësuar humbje ndaj Serbisë në Leskovc me rezultat 2-0, në një ndeshje ku tifozët  serbë kanë bërë thirrje të shumta kundër Kosovës.

Granit Xhaka luajti nga minuta e parë dhe ishte shumë stabil, por jo edhe lojtarët e tjerë të Zvicrës, duke pësuar kështu humbjen e tretë rresht në Ligën e Kombeve . 

Zvicra ka pësuar humbje ndaj Serbisë në Leskovc me rezultat 2-0, në një ndeshje ku tifozët  serbë kanë bërë thirrje të shumta kundër Kosovës.

Gjatë ndeshjes së sotme kishte shumë fishkëllima ndaj Xhakës. Ato nisën pa filluar ndeshja, ndërsa me kalimin e kohës ishin më të vogla.  

Po ashtu në fillimin e takimit kishte edhe thirrjet të shumta anti-Kosova, gjë që u dëgjuar herë pas here në pjesën e dytë. 

Zvicra është e fundit në Grupin A4, pa pikë. 

MARKETING