(VIDEO) BE-ja miratoi agjendat e reformave të RMV-së dhe shteteve tjera për Planin e Rritjes
Bashkimi Europian e miratoi Agjendën e Reformave të Maqedonisë së Veriut në kuadër të Planit të rritjes të Ballkanit Perëndimor.
Sipas formulës nga Rregullorja për instrumentin për reforma dhe rritje, të miratuar nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së, Maqedonia e Veriut do të marrë 750,4 milionë euro për periudhën 2024-2027.
Sipas njoftimit të Presidencës hungareze me BE-së, Agjendat e reformave të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Kosovës janë miratuar në kuadër të Instrumentit të ri për Reforma dhe Rritje në vlerë prej 6 miliardë euro, i njohur si Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor
BASHKIMI EUROPIAN
“Kjo hap rrugën që parafinancimi të fillojë gjatë Presidencës hungareze të Unionit. Mbështetja e integrimit të Ballkanit Perëndimor mbetet një prioritet kyç i presidencës hungareze”.
Parashikohet që fondet të paguhen në disa këste gjatë tre viteve të ardhshme, në varësi të progresit në zbatimin e reformave. Kësti i parë prej 7 për qind, pra 52.5 milionë euro, do të merret më së voni deri në fund të vitit.
Këto fonde do të kushtëzohen nga realizimi i hapave specifikë cilësor dhe sasior në lidhje me masat për reformat e planifikuara.
Në fillim të majit të këtij viti, Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili me 6 miliardë euro shtesë të ofruara duhet të mbështesë vendet në rrugën e anëtarësimit në BE. /SHENJA/