Taravari: VLEN po përgatit Ligjin për përfaqësim të drejtë
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve lidhur me heqjen e “balancuesit”, edhe njëherë përsëriti qëndrimin se nevojitet një Ligj për përfaqësim të drejtë.
Ai tha se “Vlen” po e përgatit ligjin, për të cilin, siç ka paralajmëruar, javën e ardhshme do të mbahet debat publik.
“Veçmë punojmë intensivisht dhe e kemi përgatitur Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Jo veç për përfaqësim të drejtë por edhe gjinorë dhe të kategorive të tjera të ndryshime të margjinalizuara në shoqëri. Kemi kërkuar edhe prej ekspertëve ndërkombëtarë mendime. Unë besoj se nuk shkon më shumë se dy-tre javë dhe ligji do të dorëzohet në Parlament, por në ndër kohë ne të jemi të sinqertë duhet të koordinohemi edhe me partnerët e koalicionit”, u shpreh Taravari.