Kamberi dhe Feta i japin fitoren Maqedonisë U21 ndaj Moldavisë
Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë së Veriut me fitore 2:1 ndaj Moldavisë i ka mbyllur kualifikimet për Kampionatin Europian kur bëhet fjalë për ndeshjet në terren vendas, njofton SHENJA.
Shpresat e vendit e nisën furishëm takimin duke avansuar që në minutën e 11-të me golin e Behar Fetës.
Fraksioni i dytë rezultoi të jetë edhe më interesan, pasi në minutat shtesë u shënuan dy gola.
Fillimisht Bekim Kamberi me një supergol nga distanca ngriti epërsinë në 2:0, ndërsa më pas finalizimi i Raileano për miqtë rezultoi vetëm për statistikë.
Ndryshe Maqedonia U21 pas 9-të ndeshjeve të zhvilluara renditet e katërta me 12 pikë. /SHENJA/