Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi “Camp Nou”

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi “Camp Nou”

Ka pasur një përleshje mes disa punëtorëve të Camp Nou, raporton Anna Punsi.

20 punëtorë janë përleshur me shkopinj rreth orës 14:30, gjashtë prej të cilëve kanë mbetur të lënduar.

Përleshja ishte një përplasje mes punëtorëve shqiptarë dhe rumunë.

Menaxheri i ndërtimit mori vendim që t’i pushonte të gjithë më pas.

Kjo nuk është përleshja e parë mes punëtorëve të Camp Nou – një tjetër u zhvillua në maj kur të përfshirët mbanin madje armë, me policinë që duhej të ndërhynte.

Stadiumi i rinovuar Camp Nou tani pritet të hapet me një kapacitet të kufizuar në mars 2025 .

Punimet e ndërtimit kanë nisur që nga vera e vitit 2023. /Telegrafi/

MARKETING